Maqedonia Veriore de fakto është pjesë e NATO-s, por vallë Spanja do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim para Londrës, më vjen keq, por nuk mundem as ta konfirmojë e as ta përgënjeshtrojë. Është e mundur.

Këtë në intervistën për MIA-n e potencoi ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në vend Emilio Lorenco Sera.

“Para se gjithash, më lejoni t’u urojë, si qytetare e Maqedonisë Veriore, për suksesin e jashtëzakonshëm që për vetëm nëntë muaj u ratifikuan 22 prej 29 vendeve anëtareve të NATO-s. Them se ky është sukses i jashtëzakonshëm. De fakto, Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s. Kanë mbetur vetëm formalitete. Por duke pasur parasysh përvojat paraprake të anëtareve në procesin e ratifikimit, zakonisht duhen një vit e gjysmë deri në dy, apo 18-24 muaj. Ndërsa deri në samitin e Londrën do të kalojnë vetëm dhjetë muaj pasi e nënshkruat Protokollin. Do të thotë keni arritur rezultate tejet të mira. Është fakt se do ta festoni 70-të vjetorin e themelimit të NATO-s në Londër me të gjithë ne. Si mysafir, përfaqësuesi juaj – qoftë presidenti, qoftë kryeministri – do të ulet pranë sekretarit të përgjithshëm. Nëse jeni anëtare fuqiplotë, në një mënyrë, do të humbeni mes 29 vendeve tjera anëtare. Ndërsa vallë Spanja do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin para Londrës, më vjen keq, por nuk mund të konfirmojë e as ta përgënjeshtrojë. Është e mundur”, thotë ambasadori Sera.

Sipas tij, kjo nuk ndërlidhet me rezultatet e zgjedhjeve të cilat janë caktuar për më 10 nëntor të këtij vitit, aq sa është, siç thotë me kohën që duhet të kalojë pas zgjedhjeve dhe mënyrës në të cilën janë zgjedhur anëtarët e Parlamentit.

“Kjo është pyetje për ekspertë për të drejtën parlamentare dhe më vjen keq, unë nuk jam i specializuar për këtë. Unë me profesion jam diplomat, ndërsa kjo fushë është tejet e specializuar”, ka theksuar ambasadori Emiliano Sera në intervistën për MEDIAL-n, e cila e plotë me video material do të publikohet nesër.