Senati francez e ka miratuar në lexim të parë propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Propozim-ligji u miratua pa ndryshime më 9 tetor 2019 nga ana e Komitetit të punëve të jashtme, mbrojtjes dhe forcat e armatosura, pas raportit të senatores, Zhoel Garijo Majlam.

Mbetet marrëveshja të ratifikohet edhe nga Kuvendi kombëtar në lexim të dytë, pas çka ai definitivisht do të ratifikohet nga Franca.

Deri tani 24 vende-anëtare tërësisht e kanë përfunduar procesin e ratifikimit. Dje atë e kanë bërë Italia dhe Britania e Madhe.

Pritjet janë se Protokolli do të ratifikohet edhe me këtë anëtarësimi në NATO do të zyrtarizohet para Samitit të Aleancës, të caktuar për 3 dhe 4 dhjetor në Londër.

Por, tani për tani nuk është e qartë nëse kjo para Samitit do të ndodhë në Parlamentin spanjoll. Dy dhomat e Parlamentit janë shpërndarë. Zgjedhjet janë caktuar për 10 nëntor, e nëse kalohet siç duhet, përbërja e re e Parlamentit do të konstituohej më 3 dhjetor.

Këtë javë për Protokollin duhet të prononcohet Kuvendi kombëtar i Francës, ndërsa procesi duhet të përfundojë edhe në Holandë dhe Islandë. Sipas praktikës deri tani, është e zakonshme që Senati i SHBA-së i fundit ta ratifikojë, por për shkak të situatës në Spanjë, ende nuk është e njohur kur do të caktohet seanca e Dhomës së Epërme të Kongresit amerikan.

Protokolli u nënshkrua më 6 shkurt të viti 2019 nga ana e 29 vendeve aleate dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Në fund të procedurës për ratifikim nga të gjitha vendet e Aleancës, Maqedonia e Veriut, e cila ka veçmë status të “vendit mysafir”, do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s dhe do t’i ketë të gjitha të drejtat dhe obligimet si dhe aleatët tjerë.