Legjenda e Barcelonës, Rivaldo ka thënë se Barcelona duhet të bisedojë me sulmuesin Ousmane Dembele.

Dembele është dënuar me dy ndeshje pasi tha fjalë të këqija për arbitrin gjatë ndeshjes kundër Osasunes.

Kjo gjë ka bërë që francezi të humbas “El Clasicon”, që zhvillohet me 26 tetor.

Sipas legjendës braziliani klub duhet të bisedojë me francezin, pasi po i shfaq probleme tërë klubit.

“Dembele është në problemi pasi tha fjalë të këqija për arbitrin. U suspendua për dy ndeshje, do të humbas ndeshjen ndaj Realit. Barcelona duhet të flas me të, pasi mungesa e tij shfaq probleme për bashkëlojtarët”, deklaroi ai.

Barcelona është në vendin e dytë ne tabelë me 16 pikë, dy me pak se rivale Real Madrid, i cili është lider.