Një reklamë e re e një markë brisqesh që quhet Billie ka nisur fushatën e saj të fundit për “Movember”, duke festuar faktin se edhe “gratë kanë mustaqe”.

Movember është një ngjarje vjetore që zhvillohet në nëntor për të rritur ndërgjegjësimin për disa çështje shëndetësore të meshkujve, përfshirë kancerin e prostatës, kancerin e testikujve, shëndetin mendor dhe vetëvrasjet e meshkujve.

Marka po e shfrytëzon muajin për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve për organizatën shëndetësore për burrat, Fondacioni Movember, ndërsa përhap gjithashtu edhe mesazhin se gratë nuk duhet të ndihen të turpëruara për qimet në fytyrën e tyre.

Në reklamën e publikuar në YouTube, disa vajza shfaqen krenare me mustaqet e tyre dhe i vënë në dukje pa pasur kurrëfarë kompleksi.

“Qimet tona kanë një njoftim të rëndësishëm për të bërë. Edhe femrat kanë mustaqe”, thonë vajzat.

Çdo Movember (nëntor) meshkujt lënë mjekër në mënyrë që të rrisin vetëdijen për problemet shëndetësore të burrave.

Epo tani, kanë dhe femrat mbështetëse!

Loading...