Në momentin e zhgënjimit të madh të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave për hyrje në BE, Rilindja Demokratike Kombëtare ripërsërit qëndrimin e saj konsistent se e vërteta dhe drejtësia është rruga e vetme për vendin dhe rajonin në përgjithësi, dhe se sjelljes artificiale duhet ti vij fundi.

Rilindja Demokratike Kombëtare beson fuqishëm në proverbën arabe, “Për të mençurin, mjafton vetëm shenja.” Nëse dikushi nuk i njeh shenjat, mjafton me ia hap rrugën që të arrij atje ku kanë përfunduar të gjith forcat destruktive në të kaluarën, si mbrenda njashtu edhe jasht vendit. Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se secili duhet të marr rrugën e vet, por nuk guxon të marr në qafë askënd, posaçërisht popullin, duke manipuluar me sjelljet artificiale të tyre, siç është vepruar deri më tani, që nga pavarsimi i shtetit e deri më sot.

Rilindja Demokratike Kombëtare doli nga qeveria përshkak të sjelljeve artificiale të partnerëve të deridjeshëm të koalicionit qeveritar, ku në fjalimin para Parlamentit të vendit, kryetari i saj Memedi tërhoqi vërrejtjen që ti jepet fund euforisë së ndryshimeve historike të vendit, dhe se vetëm kjo eufori nuk është e mjaftueshme për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Partnerët e koalicionit qeveritar është dasht ti japin fund sjelljes artificiale që ka mbizotruar organizimin politik dhe shoqëror në vend që nga pavarsimi e deri më sot, dhe të fillojnë menjëherë të merren me luftën e madhe kundër krimit dhe korrupcionit të organizuar, me të vërtetën dhe sundimin e ligjit, dhe të mos lejojnë që edhe më tutje pasojat e kësaj sjellje artificiale të paguajnë qytetarët e rëndomtë. Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se me shtetin do të qeverisin ose njerëzit e drejtësisë dhe së vërtetës, ose mafia, që ka depërtuar mjaft thellë mbrenda sistemit të vendit. RDK vlerëson se e vërteta rreth kësaj duhet thënë gjithmonë, pavarsisht faktit se refuzimi i Francës ndodhi për arsye të problemeve të mbrendëshme të Bashkimit Evropian. Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se drejtësia dhe e vërteta kërkojnë front dhe mobilizim të hapur, dhe pa këtë mobilizim Bashkimi Evropian nuk do të vij asnjëherë. Qeveritarët duhet të kuptojnë njëher e përgjithmonë se sjelljes artificiale duhet ti vij fundi.

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se të qenurit në prag të anëtarësimit në NATO, është arritja më e madhe që ka mund të bëj vendi ynë, dhe për këtë duhet uruar të gjith ata që kanë kontribuar në arritjen e këtij qëllimi të madh strategjik. Kjo arritje strategjike, vlerëson RDK, ka qenë e mjaftueshme të promovohet para qytetarëve tanë, si arritja më e madhe e vendit, dhe nuk është dasht të manipulohet me sjellje artificiale, duke rritur pritjet e qytetarëve, se mund të arrijm edhe qëllimin tjetër strategjik – BE-në, dhe tani të gjith ngelëm të zhgënjyer nga kjo sjellje. Të gjith duhet të kuptojmë, njëherë e përgjithmonë, se me manipulime dhe rrena nuk mund të arrijmë askundi.

Në të njëjtën kohë, Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se opozita e vendit, qoft ajo maqedonase apo shqiptare, nuk është aspak imune ndaj kësaj sjellje artificiale gjithashtu. Përgjegjësia për mosmarrjen e datës për hapjen e negociatave me BE-në bie mbi opozitën aktuale gjithashtu, sepse pikërisht kjo opozitë dikur ka qenë pjesë e qeverisë, dhe ka manipuluar me institucionet ndërkombëtare për një periudhë të gjatë kohore duke patur parasyshë se gati 15 vite jemi duke pritur për tu bërë pjesë e familjes Evropiane. Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se opozita mund vetëm të ëndëroj se mund të formohet dhe konsolidohet, qoft ajo shqiptare apo maqedonase, dhe se mund të vijnë në pushtet, me llogari të hapura të vjetra që i kanë në kredi, ndaj institucioneve të shtetit dhe ndaj qytetarëve që kanë hy në borxh në periudhën e kaluar, duke zgjedhur rrugën dhe angazhimin e tyre politik të gabuar. Me këtë sjellje artificiale dhe manipuluese, opozita nuk mund të arrij askundi, sepse këtë sjellje nuk e përkrahin as qytetarët dhe as faktori ndërkombëtarë.

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se edhe Bashkimi Evropian duhet ti jap fund sjelljes artificiale së deritanishme, dhe të filloj të sillet natyrshëm me vlerat e tyre që përfaqësojnë, dhe të tregoj haptazi se çka dëshiron të bëj më tutje me projektin më të madh paqësor që është hartuar ndonjëherë në histori. Unioni që tenton të diseminoj vlera të larta demokratike gjithandej rruzullit tokësor, nuk guxon që vet mos ti respektoj të njejtat vlera, sepse pasojat do të jenë katastrofale. Ky Union, duhet të kuptoj se shumë palë, janë në pritje të çfarëdo gabimi që mund të bëj, me qëllim që të shfrytëzoj rastin për të blerë influencën atje ku Unioni nuk është i kujdesshëm me sjelljet e veta.

Me një fjale, Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se sjelljes artificiale duhet ti vij fundi, dhe njëherë e përgjithmonë, të gjith sëbashku, të fillojmë të sillemi natyrshëm me vlerat demokratike që të gjith ne aspirojmë. Ngelim me shpresë, se të gjith aktorët politik në vend dhe jasht saj, kanë kuptuar se kush janë partnerët e vërtetë dhe konstruktiv, që motoja e jetës së tyre asnjëherë nuk ka qenë e ndërtuar me sjellje artificiale.

Loading...