Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se të gjithë në shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë të pamundur marrin investime të mëdha të huaja në rast se nuk shikohet se tregjet tona janë shumë të vogla dhe shumë të mbyllura.

Rama i bëri këto komente në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, për përshpejtimin e procesit të jetësimit të katër lirive të Bashkimit Evropian në hapësirën e Ballkanit Perëndimor “Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve”, ku tha se kostot e kësaj situate shumëvjeçare janë në sytë e kujtdo që do të shikojë, kostot e pritjes me shekuj në kufi.

“Të sjellim më shumë ekonomi, më shumë punësim, më shumë të ardhura, një rritje të pagave, e pensioneve në territoret tona dhe për këtë kemi organizuar ekspertë të vendeve tona dhe me një ekspertizë ndërkombëtare. Në takimin e Ohrit do të jemi në gjendje të japim më konkretisht se çfarë të mirash ka ky proces.”, tha Rama.

Flower

Rama duke folur për mungesën e tri vendeve, ku bën pjesë edhe Kosovë, tha se tri vendet që nuk janë të pranishme nuk janë të përjashtuara por janë të mirëpritura në takimin e radhës që të bashkohen.

Loading...