Qeveria dje  në seancë e shqyrtoi dhe miratoi informatën për rritje të pagave  në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë dhe në shkencë për 10 për qind duke filluar nga pagesa e pagës për muajin prill të vitit 2020.

“Prejse do të arrihet marrëveshja me Sindikatën e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK), me këtë informacion rritja e tërësishme e pagave nga muaji prill i vitit të ardhshëm, në arsimin fillor të mesëm dhe të lartë dhe në shkencë, do të arrijë më shumë se 20 për qind, duke i marrë parasysh dy rritjet paraprake vetëm për një vit,  dy herë nga 5 për qind”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Qeveria dhe MASH pardje i propozuan SASHK-ut rritje të pagave për 10 për qind të reja në muajin prill. Kryetari i SASHK Jakim Nedellkov deklaroi se do ta konsultojnë  anëtarësinë e cila duhet të vendosë nëse është i pranuar propozimi ose do të refuzohet.

Flower

Këshilli i SASHK-ut dje mbajti mbledhje me përfaqësuesit rajonal të Sindikatës,  në të cilën ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi.

Nedellkov deklaroi se  sipas reagimeve të para,  nuk janë të kënaqur që rritja do të jetë 10, ndërsa jo 25 për qind siç kërkojnë ata. Konsiderojnë edhe se rritja  duhet të jetë nga 1 janari, ndërsa jo nga prilli. Ato janë njohuritë e tyre të para nga  gjendja e anëtarësisë, por vendimin përfundimtar e kanë deri në fillim, të javës së ardhshme.

Loading...