Nëse e nisni ditën me përtesë apo me stres nga zhurma e alarmit duhet të dini që po i bëni një dëm të madh psikolgjik vetes. Mënyra si nisni veten ndikon në në mënyrën si ndiheni gjatë pjesës tjetër të ditës. Nëse dëshironi që të ndiheni mirë gjatë gjithë ditës duhet të filloni të ndryshoni disa gjëra nga rutina juaj duke filluar nga zakonet e mëngjesit.

Qëndroni larg teknologjisë

Nëse gjëja e parë që bëni në mëngjes është të kontrolloni telefonin apo kompjuterin tuaj, jeni duke e nisur ditën keq. Mundohuni të shmangni teknologjinë kur zgjoheni, kështu do të jeni më pozitivë dhe më të fokusuar gjatë ditës.

Flower

Meditoni

Nëse mundeni, bëjeni meditimin pjesë të rutinës tuaj të mëngjesit. Kjo gjë do t`ju bëjë të ndiheni më të qetë dhe t`i keni idetë të qarta gjatë ditës.

Ushtrohuni

Mund të bëni ushtrime fizike, joga apo thjesht të dilni një shëtitje, mjafton të bëni aktivitet fizik në mëngjes, pasi do t`ju ndihmojë të ndiheni më mirë gjatë gjithë ditës, do të nxisë qarkullimin e gjakut dhe do të ndiheni më energjikë.

Hani një mëngjes të shëndetshëm

Nuk thonë kot që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Një mëngjes i shëndetshëm do t`ju bëjë të jeni më energjikë dhe më të aftë për t`u përqëndruar.

Flini mjaftueshëm

Gjumi i mirë dhe i mjaftueshëm është shumë i rëndësishëm për një jetë të shëndetshme. Nëse e filloni ditën pasi keni fjetur mjaftueshëm do ë ndiheni më energjikë dhe më të motivuar për të vazhduar me pjesën tjetër të zakoneve të shkruara më sipër.

Loading...