Prokurorja Vilma Ruskovska sonte ka arritur në Gjykatën Penale, ndërsa pas saj në Gjykatë është sjellë edhe Jasna Mandiq, zëvendëskryetare e organizatës humanitare “Lidhja ndërkombëtare” dhe njëra prej të dyshuarve të reja në hetimin e zgjeruar për lëndën “Reket”.

Për atë prokuroria kërkon masën paraburgim për shkak dyshimit për ndihmim gjatë kryerjes së veprës penale “mashtrim”. Krahas Mandiqit dyshohen edhe katër persona fizik dhe një person juridik.

Në procedurën hetuese që zbatohet me urdhër të Prokurorit Themelor Publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, i dyshuari i parë dyshohet se ka kryer vepër të vazhduar penale “mashtrim” dhe vepër penale “larje parash dhe të ardhura tjera prej veprave ndëshkuese”, personat tjera dyshohen se kanë ndihmuar gjatë kryerjes së veprës penale “mashtrim”, ndërsa tre prej tyre dyshohen se kanë ndihmuar edhe gjatë kryerjes së veprës penale “larje parash dhe të ardhura tjera prej veprave ndëshkuese”.

Loading...
Global