Në kohën kur po bisedohet rritja e pagave në arsim, profesori dhe analisti nga Tetova, Urim Saliu ka një propozim ideal. “Nuk dua rritje page as 5, as 10 përqind si profesor.Në këmbim të kësaj,lironi të burgosurit e Kumanovës dhe të rastit “Monstra”.Ne jemi keq ,por ata janë shumë më keq”, është shprehur ai. Kujtojmë pagën e tetorit arsmitarët e kanë marrë me 5 për qind rritje, ndërsa ministri i Arsimit, Arbër Ademi ka premtuar që fillimin të vitit të ardhshëm pagat do rriten edhe me 10 për qind.