Poret e mëdha janë rezultat gjenetik dhe një humbje e kolagjenit të lëkurës por me një regjim të mirë të kujdesit ndaj lëkurës dhe me një pastrim të thellë, po mund të arrini ti minimizoni ato, thotë dermatologia Ellen Marmur dhe autorja e Simple Skin Beauty.

“Përdorni make up të lehtë dhe sigurohuni që të pastroni në 100% përpara se të flini në mënyrë që të ndaloni mbushjen e poreve” – shprehet Marmur e cila rekomandon pastrimin dy herë rresht me dy pastrues të ndryshëm.

Njëri nga pastruesët duhet të jetë me bazë vajore, për të hequr të gjitha papastërtitë në sipërfaqe duke pasuar me një pastrues normal. Kjo teknikë është ideale për personat që kanë lëkurë të yndyrshme dhe akne apo ata persona që jetojnë në qytete të mëdha e janë të predispozuar të jenë në kontakt me pluhurat e shumtë.

Përveç kremit me faktor mbrojtës diellor, nëse i shtoni rutinës tuaj edhe kremin me bazë kolagjeni si dhe letrat ngjiëse për pastrimin e pikave të zeza dhe poreve, në fund të ditës do të keni një rezultat fantastik.

Loading...