Italia dhe Kina i kanë makaronat si një ushqim kryesor, madje ka shumë diskutime nëse ka qenë Marco Polo ai që i çoi makaronat nga Kina në Itali? Sipas studimeve mendohet që jo, pasi makaronat italiane kanë ekzistuar që nga koha e venedikasve. Ndërkohë në Kinë, makaronat më të vjetra u gjendën në një rrënojë 2-3 mijë vite para Krishtit në Lajia, në afërsi të Lanzhou-t.

Ajo thotë se makaronat e shpejta u krijuan në fund të Luftës së Dytë Botërore, jo nga japonezët, por nga një prift italo-amerikan me emrin John (Giovanni) Romaniello, njofton Radio Ejani, i cili ushqente refugjatët e varfër në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut. Ai mori nofkën “prifti i makaronave ” dhe si rezultat nisi një kapitull i ri interesant në historinë e dashurisë së makaronave mes Kinës dhe Italisë.