Gjendja me portin e qytetit në Ohër nga dita në ditë po përkeqësohet. Pronarët e barkave dhe anijeve, por edhe qytetarët ankohen se porti po shkatërrohet, muret mbajtës janë të dëmtuar si dhe shtegu i lundrimit. Për këto problemi, Alsat informoi para një viti, por prej atëherë, nuk është bërë asgjë. Nga kapedania e Ohrit sërish premtojnë. Thonë se riparimi i portit të qytetit dhe i Shën Naumit do të fillojë në nëntor.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të ndërmerret aktivitet për thellimin e portit sepse ka kaluar një periudhë prej pesë viteve nga gërmimi i fundit të porteve, kështu që situata hidro- biologjike është e qëndrueshme, përkatësisht nuk ka reshje të shiut ndërsa niveli i ujit shënon rënie. Riparim do të ketë në shtegun e lundrimit që shumë pak shfrytëzohet, por është një pjesë në qendër të qytetit gjegjësisht një tërësi infrastrukturore, që në aspektin estetik duhet të jetë e bukur”-tha Goran Ustijanoski, kapiten i portit.

Megjithatë, Ustijanoski shprehet se aktivitetet e paralajmëruara nuk do ta zgjidhin problemin e parkimit, sidomos për shkak të numrit të madh të objekteve lundruese në liqen. Për këtë, shton se është e domosdoshme ndërtimi i portit, me dy krahë shtesë. Por, kapedanët e anijeve në Ohër nuk besojnë në këto paralajmërimeve për riparim derisa nuk shohin se po punohet në vendngjarje.

Shumë është folur për këtë dhe derisa nuk i shohim vet, nuk besojmë. Ky port është ndërtuar para 30 viteve dhe tani nuk është siç duhet. E para, nuk është gërmuar kurse niveli i liqenit bie. Sërish do ta presim dimrin në këtë a në ku anijet nuk janë të sigurt. Janë në vend të hapur. Nëse përkeqësohet moti çfarë bëjmë? Pjesa tjetër është e cekët. S’mund t’i lëmë atje. Duhet të gërmohet ndërsa gjendja është dëshpëruese tek në Shën Naum”-theksoi Zoran Gjileski, kapiten i anijes.

Porti i Ohrit është ndërtuar shekullin e kaluar në kohën e mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1938-të kurse porti në Shën Naum përdoret për qëllime turistike, përkatësisht për vizitën e kompleksit të manastirit dhe burimet e Drinit të Zi./Alsat-M/