Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka konfirmuar të mërkurën se e ka dëgjuar drejtpërdrejt bisedën mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se biseda ka qenë e përqendruar rreth prioriteteve politike të Shteteve të Bashkuara.Pas një raportimi anonim të javës së kaluar, demokratët po e hetojnë kërkesën e presidentit Trump ndaj homologut të tij ukrainas për ta hetuar rivalin e vet politik, Joe Biden. Kjo kërkesë ishte bërë gjatë bisedës telefonike të datës 25 korrik.“Unë kam qenë pjesë e telefonatës. E di saktësisht se cila është politika amerikane ndaj Ukrainës, kjo ka qenë shumë e qëndrueshme. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të sjellim rezultate nga kjo qasje”, tha ai gjatë konferencës për gazetarë gjatë një vizite në Itali.
Të martën, kryediplomati amerikan u ankua ndaj nismës së Dhomës së Përfaqësuesve për të mbledhur deklarata nga pesë zyrtarë të Departamentit të Shtetit si pjesë e hetimeve kundër presidentit Trump. Ai i akuzoi anëtarët e partisë rivale se po përpiqen t’i frikësojnë zyrtarët shtetërorë.Ai tha: “Jemi ankuar ndaj kërkesave që i shkelin rëndë parimet themelore të ndarjes së pushtetit”.Përpos Italisë, Pomepo do t’i vizitojë edhe Malin e Zi, Maqedoninë Veriore dhe Greqinë, por vizita e tij në këto vende ka mbetur nën hijen e skandalit të Shtëpisë së Bardhë, shkruan “Reuters”.