Çmimi Nobel i është dhënë shkrimtarit Peter Handke, i cili ka qenë përkrahës i “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviqit dhe mik i Radovan Karagjiqit, të dënuar për masakrën e Srebrenicës në Bosnje.

Gjatë ditës ka pasur reagime të shumta për shkak se çmimi Nobel iu dha një shkrimtari që kishte mohuar krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit dhe madje kishte simpati për liderin kriminel.

Ndërkaq në të njëjtën ditë që Handke mori çmimin, është bërë një peticion, në të cilin kërkohet revokimi i dhënies së Nobelit për shkrimtarin austriak.

“Peter Handke është një apologjist i “Kasapit e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviqit. Personit i cili ka qenë përgjegjës për mijëra vdekje të të pafajshmëve dhe dhjetëra mijëra gra e burra janë dhunuar. Një person që ka mbrojtur një monstrum nuk e meriton as të njihet në letërsi e lëre më çmimin Nobel. Le të dërgojmë një mesazh të qartë për Komitetin e Çmimit Nobel se ne nuk i harrojmë përkrahësit e masakruesve”, thuhet në peticion.

Edhe Shoqata Amerikane e Shkrimtarwve e ka kundwrshtuar dhwnien e çmimit Nobel pwr Letwrsi t’i jepet dikujt qw vazhdimisht i ka mohuar krimet e luftwrave, tw cilat janw tw dokumentuara.

Edhe shkrimtari me famw botwore, Salman Rushdie nw njw bisedw virtuale nw Twitter me ambasadoren kosovare nw SHBA, Vlora Citaku, se ka shkruar pwr idiotwsitw e Handkes njwzet vjet mw parw dhe se pajtohet qw dhwnia e Nobelit kwtij shkrimtari wshtw goditje nw fytyrw pwr tw gjithw viktimat e Millosheviqit.

Loading...