Shpresë se Këshilli i Evropës do të japë dritë jeshile për fillimin e negociatave për aderim në Bashkimin Evropian, shprehet presidenti Stevo Pendarvoski, në një prononcim për gazetën greke, “Etnos”, duke theksuar se një vendim i tillë do të ishte dinjitoze dhe mirënjohje për përpjekjet që i ka bërë shteti.

Në tekstin e titulluar: “Stevo Pendarovski për Etnos: Koha është që Evropa të na shpërblen”, gazeta greke e transmeton deklaratën e presidentit, si në raport me BE-në dhe perspektivin evropiane të shtetit, ashtu edhe në raport me Marrëveshjen e Prespës.

“Sinqerisht shpresoj dhe pres se do të ketë vendim pozitiv nga Këshilli i Evropës për Maqedoninë e Veriut për fillimin e bisedave aderuese, që në periudhën që vijon të bëhet anëtare e BE-së. Ky do të jetë vendim, të cilin e vlerësojmë si dinjitoz, po edhe mirënjohje për të gjitha përpjekjet që shteti i ka bërë në vitet e fundit, si në sferën e reformave të brendshme, ashtu edhe për çështjen shumëvjeçare me emrin e Greqisë, duke arritur në vendimin historik që e hapi rrugën për të ardhmen e përbashkët evropiane të të dyja shteteve”, tha presidenti Pendarovski.

Kryetari i shtetit theksoi se dy shtetet fqinje si anëtare të BE-së, do t’i ndajnë së bashku vlerat evropiane dhe standardet të demokracisë dhe transparencës, e cila do të ndihmon në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, dhe foli edhe për Marrëveshjen e Prespës dhe rezultatet pozitive edhe të kapitullit të ri të raporteve bilaterale.

“Por, me e rëndësishme se gjithçka është të hapet rruga për raporte të forta bilaterale, duke e përforcuar lidhjen si në nivel politik, ekonomik dhe mbrojtjës, ashtu edhe në bashkëpunimin mes njerëzve dhe kulturës. Maqedonia e Veriut dhe Greqia kohë të gjatë janë fqinje, ndërsa tash kanë mundësinë të bëhen partnerë në korniza të BE-së. Procesi i negociatave, u jep mundësi të mëdha shteteve për shkëmbimin e njohurive, praktikave të mira dhe përvojës për procesin e anëtarësimin në BE. Si anëtare të BE-së, lëvizja e lirë e njerëzve, të mirave dhe shërbimeve do të mundësojë hapësirë më të zgjeruar e cila do të sjell prosperitet, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për Greqinë si pjesë e rajonit të Evropës. Si anëtare të BE-së, do t’i ndajnë vlerat evropiane dhe standardet e demokracisë dhe transparencës që do të ndihmojnë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”, tha presidenti Pendarovski për “Etnos”.