Nëse tashmë keni tështirë në dorë, duhet të hiqni dorë nga kjo metodë për të mos dëmtuar edhe personat përreth jush.

Zgjidhja më e mirë është të teshtini në bërryl dhe ky ndryshim sugjerohet nga Vivane van Casteren, shefja e shërbimeve të shëndetit, në Sciensano. Sipas tij tështitja në dorë bën që gripi të përhapet më lehtë sesa kur tështini në bërryl apo në farcoleta.

Van Casteren shpjegon se rritja e rasteve të gripit ndodh në të gjitha kategoritë e moshave. “Të rinjtë, të rriturit, të moshuarit: të gjithë preken,” thotë ajo, por kjo mund të shmanget duke ndërruar mënyrën se si teshtin, duke e afruar fytyrën tuaj në bërryl.

“Mund të duket pak e çuditshme, por me të vërtetë ndihmon kundër përhapjes së gripit,” thotë Van Casteren.

Loading...
Global