Anëtarët evropianë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kërkuan një takim tjetër me dyer të mbyllura për ofensivën ushtarake turke në Siri, që pritet të mbahet të mërkurën, theksuan sot burime diplomatike.

Seanca u kërkua nga Belgjika, Gjermania, Franca, Polonia dhe Britania e Madhe.

Takimi i mëparshëm, që u zhvillua të enjten, rezultoi me ndarje të Këshillit dhe një deklaratë të evropianëve, që kërkuan ndërprerjen e ofensivës turke.

Rusia dhe Kina bllokuan një tekst të SHBA-së që kërkonte gjithashtu ndërprerjen e operacioneve turke në veri të Sirisë./