Një vajzë vendosi që të ngjiste te thonjtë hirin e babait të saj të ndjerë, në mënyrë që ai të mbante premtimin se do ta shoqëronte të bijën në altar.

Charlotte Walton shpresonte që i ati do ta dorëzonte te partneri i saj në datën 30 gusht, por tragjikisht babai i nuses ndërroi jetë në muajin prill pas një beteje të gjatë me kancerin.

Në këtë mënyrë, 26-vjeçarja angleze vendosi që hirin e tij ta ngjiste te thonjtë që do të bënte për ceremoninë martesore.

“Gjithmonë kam qenë vajza e babit. Sa herë që i kërkoja diçka thonte jo në fillim, por 5 minuta më vonë ma plotësonte dëshirën. Kur u diagnostikua me kancer vendosëm që të martoheshim shpejt, në mënyrë që të ishte aty me ne. M’u thye zemra kur e humbi betejën, pasi e dija se sa shumë donte që të më shikonte nuse. Kur ngjita hirin e tij te thonjtë ishte njësoj sikur po më mbante dorën. E di që nuk është e njëjta gjë, por iu afrua”, shpjegoi Charlotte.

“Pasi thonjtë ranë, i ruajta dhe i kam vendosur në kornizë”, shtoi anglezja.

Loading...