Ndarja nga Miley Cyrus ishte një nga eksperiencat më të dhimbshme për Liam Hemsworth, por 2 muaj pas divorcit duket se ai ndihet më mirë. Burime pranë “Hollywood Life” kanë treguar se aktori është fokusuar më shumë tek puna dhe familja e tij. Duket se Liam e ka pranuar se lidhja me Miley-n ka marrë fund dhe kjo gjë ka ndikuar mirë tek ai. “Liam ju desh pak kohë ta merrte veten, por çdo ditë që kalon bëhet më mirë. Ai është i foksuar që të ecë përpara në një drejtim pozitiv dhe nuk është i interesuar për të nisur një lidhje të re, të paktën në këto momente”, kanë thënë burimet pranë tij. Ata kanë shtuar se prania e familjes dhe stërvitja në palestër e ka ndihmuar shumë Liam në këtë periudhë të vështirë. Kujtojmë se Hemswoth dhe Cyrus u ndanë pas 8 muajsh martesë për shkak të disa ndryshimeve të papajtueshme mes tyre.

Loading...