Dy yjet ndërkombëtarë, Jennifer Lopez dhe Shakira kanë konfirmuar se do të jenë të dyja në shfaqjen e ‘Super Bowl Halftime’ në vitin 2020. Këngëtaret kanë zgjedhur ta japin lajmin në rrjetin social të ‘Twitter’ duke shkaktuar shumë zhurmë në rrjet. Fansat e tyre kanë shprehur hapur entuziasmin rreth performancave që artistet pritet të dhurojnë në skenë. Shumë prej tyre e kanë quajtur këtë dalje publike të të dyjave si një “tërmet” muzikor. Të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë nxituar të sigurojnë një biletë për shfaqjen e njohur, duke shtuar se mezi e kanë pritur këtë moment. Kujtojmë se aktualisht të dyja këngëtaret nuk kanë publikuar projekte muzikore, por vazhdojnë të jenë të preferuarat e publikut për shkak të karrierës së gjatë në skenë.

Loading...