Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot  solli urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër pesë personave fizik dhe një personi juridik,  për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë se i dyshuari i parë ka bërë  vepër penale të vazhdueshme “mashtrim” dhe vepër penale “larje parash dhe punë tjera nga veprat ndëshkuese”.

Personat tjerë dyshohen se kanë ndihmuar gjatë kryerjes së veprës penale “mashtrim”, ndërsa tre prej tyre dyshohen se kanë ndihmuar  edhe gjatë kryerjes së veprës penale “larje parash dhe punë tjera  nga veprat ndëshkuese.

Siç kumtoi sot Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit,  personi  juridik dyshohet se ka bërë vepër penale “mashtrim” sipas nenit  247 paragrafi 8 në lidhje me nenin 4,  paragrafi 1 ngs Kodi Penal.

“Në bazë të procedurës parahetuese prokurori që udhëheq me procedurën,  erdhi deri te njohuritë që tregojnë se në periudhën nga korriku i vitit 2017 deri në prill të vitit 2018, i dyshuari i parë si kryetar i  personit juridik të dyshuar, duke i shfrytëzuar dokumentet e personit juridik, i ka mashtruar dy udhëheqës  të dy shoqërive për ndërtimtari. Ai duke gënjyer  ka treguar se do të  sigurojë  tokë të pandërtuar shtetërore për ndërtimin e qendrës  për persona të rritur dhe servis të celularëve, ndërsa pastaj edhe subvencionim nga ana e shtetit, nga të dëmtuarit përmes agjencisë autoriale ka arritur të marrë  mjete në para  prej 719.905 euro nga njëri person juridik dhe 233.821 euro nga  tjetri. Personat tjerë të dyshuar qëllimisht i kanë ndihmuar të dyshuarit të parë në kryerjen e veprave penale duke përgatitur marrëveshje,  duke i marrë mjetet e paguara dhe duke u dhënë mjete  personave tjerë juridik  në bazë të huasë ose donacionit”, sqarohet në kumtesë.

Njëri nga personat e dyshuar si funksionar, së bashku me të dyshuarin e parë, nënvizohet në kumtesë,  kanë marrë pjesë në takimet e  organizuara nga  i dyshuari i parë, me ç’rast e kanë shfrytëzuar  reputacionin dhe autoritetin e tij dhe të dëmtuarit kanë marrë përshtypje se pas projekteve të ofruara  qëndron pushteti ekzekutiv.

“Duke  vlerësuar  se kushtet ligjore të plotësuara për përcaktim të masës për sigurim të pranisë së të dyshuarve, prokurori publik kompetent deri te gjykatësi i procedurës paraprake  pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup  gjatë ditës të dorëzojë Propozim për përcaktim të masës së paraburgimit për një person dhe masë  kujdesi  për personat tjerë të dyshuar. I dyshuari i parë në suaza të  procedurës tjetër gjendet  në paraburgim, kumtojnë nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski, sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, paralajmëroi se rasti “Reket”, nuk është shtjelluar në tërësi, sepse Prokuroria punon në  vërtetimin e fakteve dhe rrethanave  edhe për dy-tre veprime.

“Gjatë ditës së sotme do të hapim hetim edhe kundër katër personave”, tha Joveski.

Shtoi se kjo do të jetë pjesë e veprimeve të potencuara të gazetarëve, në pjesën e pagesës së mjeteve  prej 720.000 euro nga firma e Manastirit.

Loading...