Ekzistojnë disa ide për meshkujt, jo të kota sigurisht, por që nuk vlejnë për këdo. Këtu janë përgjigjet e sinqerta të ca prej tyre, meshkuj heteroseksualë, për pasiguritë, shqetësimet dhe ato çfarë kërkojnë kur dalin me vajzat. Nuk janë të vërteta për gjithë burrat, por qoftë dhe disa, pak nga pak, që flasin hapur dhe sinqerisht, janë një fillim i mirë.

Ne nuk mendojmë gjithmonë për seksin

“Rregulli Nr. 1, nuk duam gjithmonë seks.” Kristi, 29

Flower

“Vajzat mendojnë që djemtë i duan vetëm për t’i çuar në shtrat. Nuk është e vërtetë. Shumicën e kohës meshkujt duan të flenë me një vajzë për të parë nëse do ndihen mirë për të qenë me të edhe në vazhdim.” Erion, 29

Ne duam të kemi edhe thjesht shoqe

“Unë nuk shoqërohem me femra vetëm sepse dua të bëj seks me to. Shoqëritë meshkuj-femra janë shumë më të larmishme, nga seksi. Unë thjesht dua të takoj njerëz të rinj e të bëj miq të rinj. Ata të ndihmojnë të fitosh përvoja të reja, perspektiva të reja dhe është gjithçka dua. Asgjë më shumë.” Arti, 23

“Meshkujt mund të bëjnë shoqe femra, thjesht për të kaluar kohë me to. Nuk kam pse të jem i interesuar në atë mënyrë. Eshtë diçka që e mendoj gjithmonë. Ka një ide që të gjithë meshkujt duan të shkojnë në shtrat me femrat, por nuk është papërjashtimisht e vërtetë.” Elio, 33.

Ne nuk na pëlqen të gjithëve i njëjti lloj trupi

“Ka djem që i pëlqejnë të gjitha llojet e trupave, siç ndodh dhe me gratë. Kini pak më shumë besim te ne. Njerëz të ndryshëm tërhiqen nga tipe të ndryshme grash.” — Damian, 26.

“Kam shokë që pëlqejnë femrat e gjata, të tjerë pëlqejnë trupvoglat, nuk është vetëm një model. Kam edhe shokë që nuk tërhiqen fare nga tipet seksi. Burrat kanë shije të ndryshme.” — Patrik, 29

“Ka një presion te meshkujt për të preferuar një lloj trupi femrash, dhe pse kjo nuk vlen për femrat. Ka gjithashtu djem që pëlqejnë të gjitha tipat e grave. Ka dhe djem që pëlqejnë vetëm një tip trupi.” —Jon, 27

Edhe ne jemi të ndërgjegjshëm për pamjen

“Djemtë kujdesen më shumë për veten sesa dikur. E dimë që për vajzat ka rëndësi jemi apo jo në formë. Disa mendojnë që të ushqehen kujdesshëm dhe çfarë veshin. Ne duam të dukemi mirë sot, më shumë sesa kurrë” — Erion, 29

“Jo të gjithë kanë trupa muskulozë, por pavarësisht, të gjithë përpiqen për pamjen.” Tedi, 26

Ndihemi të gjykuar për mundësitë financiare

“Nuk ndihemi rehat kur dëgjojmë nga femrat që duan të dalin vetëm me djem të pasur. Është si një mashkull që thotë që më pëlqjen vetëm vajzat me këtë lloj trupi. Është paragjykim dhe si i tillë nuk është i drejtë”, Pol, 26

“Disa vajza kërkojnë që partneri i tyre të fitojë shumë. Paratë e bëjnë jetën më të lehtë. Ka kuptim që vajzat ta duan jetën të lehtë”, Sokol, 27.

Ndihemi në presion edhe nga stereotipi që na detyrojnë

“Burrat vuajnë nga stereotipet njëlloj si gratë, të cilat i urrejnë me të drejtë ato. Ne na thonë të “bëhemi burra” dhe të “mos sillemi më si fëmijë”. Stereotipet janë të pakëndshme. Për shkak të kësaj “burrërie” që na kërkohet, ne nuk mund të shprehim emocionet” Elio, 33.

“Nëse një burrë është emocional, kjo interpretohet si mungesë vetëbesimi dhe kjo nuk ju pëlqen juve. Gratë duan meshkuj me vetëbesim”, David, 25.

Burrat kanë emocione… dhe nerva gjithashtu

“Dita ime mund të shkatërrohet, kur kam një takim. E kam mendjen aty gjithë ditën, nuk më punohet. Duhet të pi pak para sesa të dal në takim që të jem më i hapur”, Pol, 26.

“Unë jam nervoz para takimeve. Dua të dukem mirë dhe nuk di çfarë të them. Vuajmë nga stereotipi mos shfaqim dobësi, apo pasiguri. Fakti që kemi një pamje të parë të ftohtë nuk do të thotë që nuk jemi nervoz brenda”, Elio, 33.

“Këtë javë përgatita darkën për time shoqe dhe isha aq nervoz, nëse do i pëlqente apo jo. Kaq i emocionuar nuk kam qenë as kur dilja me të”, Bill 26.

“Kur e pëlqen një vajzë, je shumë nervoz mos thua ndonjë gjë që nuk duhet dhe e bën atë të largohet”, Erion, 29.

Ne nuk na intereson shumë “numri”

“Seksualisht, djemtë duan të dinë çfarë do, jo çfarë ke bërë. Ne nuk na intereson sa burra kanë pasur, duam të dimë çfarë duan,” Brajan, 26.

Për ne nuk ka problem nëse kërkon të paguash në një takim, por dije që nuk ke pse

“Kam qenë në shumë takime që vajzat ofrojnë për të paguar, por nuk dua t’i bëj me faj për këtë. E pranoj që është fantastike kur një vajzë thotë: “Ne punojmë të dy, kështu që dhe unë mund të paguaj”, ose “ke shpenzuar shumë deri tani, nuk mund të lë të paguash dhe këtë”, Jakob 27.

“Unë nuk e kam problem fare të paguaj nëse po kalojmë mirë. Dua vetëm ta bëj mbrëmjen sa më gëzueshme dhe nëse vajza më lë të paguaj, nuk do të thotë që pastaj pres të fle me të”, Sokol, 27

Dhe po, ne jemi dakord të shohim filma me superheroina, femra

“Po të jetë i bukur”, Arian, 26.

Emrat janë të ndryshuar.

Loading...