Ylli hollivudian, Robert Forster, ka humbur betejën me kancerin e trurit dhe ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.

Aktori e kishte nisur karrierën që para gjysmë shekulli duke luajtur në filimin e John Huston, “Reflections in a Golden Eye”, së bashku me Marlon Brando e Elizabeth Taylor.

“Psycho”, “Me, Myself & Irene”, “Mulholland Drive”, “Charlie’s Angels”, “Lucky Number Slevin” – janë disa prej filmave të shumtë në të cilët ka luajtur.

Flower

Gjatë karrierës është paraqitur në më shumë se 100 filma, ndërsa i fundit në të cilit është paraqitur ishte “El Camino” (një version filmik i serialit “Breaking Bad”).

I shumtë është edhe numri i serialeve në të cilat ka luajtur, pikërisht “Breaking Bad” është njëri prej tyre, ndërsa “I’m Dying Up Here” ishte roli i fundit televiziv në të cilin ka luajtur.

Loading...