Drejtoresha e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë “Pavell Shatev”, Natasha Gaber – Damjanovska, në një ceremoni solemne sot në Gjykatën Supreme të Maqedonisë së Veriut, ua ndau diplomat 37-të kandidatëve të gjeneratës së gjashtë të cilët e përfunduan trajnimin për kandidatë për gjykatës dhe prokurorë publikë.

Në krye të gjeneratës së gjashtë për kandidatë për prokurorë dhe më tepër pikë ishte kandidati Daniel Kocev, i pasuar nga kandidatja për gjykatëse, Maja Janushev dhe e treta kandidatja, Suzana Dimitrieva.

Në këtë rast Gaber-Damjanovska, tha se 37-të kandidatët janë profesionistë të rinj, nga të cilët në të ardhmen pritet t’i zënë pozitat e tyre të punës dhe t’i ndihmojnë gjyqësorit, pasi që ekzistojnë shumë vende pune për gjykatës dhe prokurorë të cilat ende nuk janë plotësuar.

Flower

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, në fjalimin e saj para kandidatët i porositi se praktika e “telefonatave” duhet të qëndroj pas tyre.

“Ky mendim le t’ju udhëheq në punë. Qëndroni të pavarur dhe të përkushtuar vetëm ndaj ligjeve! Mos i dëgjoni instruksionet e askujt dhe mos lejoni ndikimin e jashtëligjshëm të dikujt, as nga pushteti ligjvënës, as nga ai ekzekutiv, aq më pak nga ndonjë parti politike, por as edhe nga media, apo nga menaxhmenti i gjykatësve apo i prokurorëve. Praktika e ‘telefonatave’, trukimi i lëndëve gjyqësore dhe aktakuzave për të cilën patëm mundësi të dëgjojmë në materialet e përgjimeve ilegale, duhet të qëndrojnë pas nesh”, i porositi kandidatët, ministrja Deskoska.

Ajo theksoi se nuk duhet të lejojnë që dikush të ndikojë dhe mos të bien pre e presionit për ta ndryshuar rëndësinë e rregullave, ashtu siç ju konvenon personave të prekur nga rregullat dhe gjatë vërtetimit të fakteve të mos jenë nën ndikimin e mendimit për përfitimin e dobisë.

Kryeprokurori Lubomir Joveski, në fjalimin e tij ju bëri thirrje gjykatësve dhe prokurorëve të rinj mos të bien pre e presionit as të politikës, as të biznesit. Ndërkohë, ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës Supreme, gjykatësi Faik Arsllani tha se udhërrëfyes i çdo gjykatësi dhe prokurori duhet të jetë drejtësia si ideal i së drejtës.

Në ceremoninë solemne morën pjesë edhe përfaqësues të pushtetit gjyqësor dhe atij të prokurorëve, si edhe ambasadori i Francës, Kristijan Timonie.

Loading...