Orët në vijim janë vendimtare për procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Por, një kohë kur nga Brukseli nuk vinë sinjale pozitive për hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama ka mohuar mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në rast se nesër merret një vendim negativ sa i përket negociatave me Bashkimin Evropian.

Rama ka thënë se vendi nuk ka arsye që të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, kryeministri “nuk i ka lënë mangut asgjë këtij procesi”.

“Ne jo vetëm që nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por do të vazhdojmë punën tonë. Në datë 19 dielli do të lind përsëri. Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje të parakohshme se Shqipëria nuk i ka lënë mangut asgjë këtij procesi. Nëse zgjedhjet e parakohshme do të zgjidhnin problemin midis Francës dhe Gjermanisë do ta mendoja seriozisht”, tha Rama.