Morena Taraku ka realizuar një fotosesion shumë të nxehtë këto ditë por ajo nuk ka hezituar që t’ju tregoj njerëzve se nuk ka ndryshuar shumë

Bukuroshja, e cila muajve të fundit më shumë i ka kaluar në Stamboll se sa në Prishtinë, madje edhe ka realizuar disa këngë atje, duket se tani është kthyer kryeqytet ku ka realizuar një fotosesion me Norik Ukën.

Interesante është se bukuroshja dhe këngëtarja kosovare në këto foto ngjason shumë edhe me Angelina Jolie, por Morena ka treguar për fansat e saj se ajo nuk ka ndryshuar.

“Kush do që ka pasur mundësi të me njoh nga afër, e di mirë që unë jam po ajo Morena që kam qenë edhe në shkollën fillore dhe të mesme”, ka shkruar Morena në një foto në InstaStory.

Loading...