Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr.Arbër Ademi, sot zhvilloi takim pune me Komisarin e Lartë për Pakica Nacionale të OSBE-së, Lamberto Zannier.

Në takim u diskutua për aktivitet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës lidhur me avancimin e multikulturalizmit, interkulturalizmit dhe integrimin dhe bashkëpunimin e nxënësve nga bashkësitë e ndryshme etnike.
Avancimi i ngjashmërive dhe pranimi i diversiteteve, interkulturalizmit dhe multikulturalizmit janë një nga parimet themelore edhe të Ligjit të ri për arsim fillor, për të cilin kemi marrë mbështetje të fortë edhe nga Komisari i Lartë, tha ministri Ademi.
Ministri Ademi shprehu faleminderim deri te Zannier për mbështetjen e OSBE-së ndaj vendit tonë.

Bashkëbiseduesit folën edhe për angazhimin e të dyja palëve për realizimin e projekteve të deritanishme, zbatimin e tyre dhe benificionet e të njëjtave, si dhe vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit të frytshëm që është realizuar deri tani në sferën e arsimit, multikulturalizmit dhe integrimit të nxënësve nga bashkësi të ndryshme etnike.