Në një debat televiziv, i ftuar ishte deputeti i VMRO-së Antonio Miloshoski përballë zv.kryeministrit Bujar Osmani.

Miloshoski tha se si parti i njohin njerëzit që kishin dhe kanë ndikim në sistemin gjyqësorë e madje edhe sot kanë shumë afërsi me vëllaun e kryeministrit Zaev.

Për kështu raste kanë reaguar edhe diplomatët dhe e panë se cili ishte biznesi në këtë rol të madh dhe procedurën e lëndëve gjyqësore.

Flower

Edhe këtu, BDI është pjesë e problemit e jo pjesë e zgjidhjes, sepse BDI gjithë kohës fuqinë politike e ka shfrytëzuar të vendos njerëz dhe kuadro të tyre në gjyqësi dhe prokurori.

Tash kur kemi devijim nga gjyqësori dhe prokuroria dhe se fuqia politike mbrohet nga LSDM dhe BDI ndërsa në cak janë njerëzit e opozitës, bie se kemi drejtësi selektive.

Edhe komunikimi dhe replikat e Blerim Bexhetit me kryeministrin Zaev më së miri tregojnë raportin e LSDM dhe BDI ndaj gjyqësorit, kur nuk kanë marrëveshje mes vete atëherë akuzohen për problemet, e pasiqë të dakordohen për ndonjë gjë më shumë askush askënd nuk e akuzon në gjyqësorë, ka deklaruar kështu Miloshoski gjatë debatit.

Loading...