Pres dhe dëshiroj zgjedhje të parakohshme pasi është mënyra e vetme të kontrollojmë nëse Maqedonia shkëlqen ose atë që ne si opozitë e themi, se jo vetëm që nuk shkëlqejmë, por shkojmë më shpejtë në humnerë, ka porositur sonte nga Strumica, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në kuadër të fushatës “Biseda për rindërtimin e Maqedonisë- probleme, zgjidhje dhe program”.

Ka shtuar se dikush frikësohet nga një përballje e tillë me qytetarët dhe ka dashur siç tha, “sa më gjatë të mbetet në skenën politike, sa më shumë të shfrytëzojë përfitimet, sa më shumë të keqpërdorë ato privilegje në qëllime personale dhe prandaj zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Maqedoninë janë të domosdoshme si dhe tani dhe menjëherë të mund të përcaktohet trajektorja e vërtetë për të ardhmen e atdheut, jo ajo e synuar.

Mickoski ka theksuar se bashkë me popullin nuk do të lejojnë asnjë inxhiniering paszgjedhor në zgjedhjet e ardhshme dhe se pushteti nuk ka përmbushur asgjë nga premtimet.

Ai ka shtuar mes tjerash se dallimi midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është 100 mijë vota, gjithnjë sipas shifrave të fundit që ka marrë Mickoski, dhe për këtë arsye pushteti nuk shpall zgjedhje.

Loading...