Barcelonës dhe Lionel Messit nuk iu desh shumë që të gjenin golin e avantazhit në përballjen ndaj Slavia Prag, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Një gol, i pari në këtë edicion të ri të kompeticionit europian, që i dha mundësinë yllit argjentinas të barazojë rekordin e Ligës së Kampionëve. Mesi numëron tashmë 33 ekipe të ndryshme të ndëshkuara me gol prej tij në kompeticionin e Ligës së Kampionëve. Një rekord ky që më parë mbahej nga Raul dhe Kristiano Ronaldo, tashmë i barazuar edhe nga “Pleshti” argjentinas.

Ndërkohë goli ndaj Slavia Pragës ka bërë që Mesi të hyjë në histori për një tjetër arritje të paprecedentë, teksa shënoi gol në edicionin e 15-të rradhazi të kompeticionit të Ligës së Kampionëve.

Loading...
Global