Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur për Radio Anch’io Lo Sport në lidhje me ndeshjen e fituar nga Juventusi kundër Interit me rezultatin 2-1. Ai mendon se skuadra zikaltër mund të pretendojë për fitimin e titullit kampion me një trajner si Antonio Conte në krye të stolit.

Lukaku- “Pjesa e parë ishte shumë e mirë për Interin, në pjesën e dytë Interi ra. Lukaku ka ende nevojë për kohë që të përshtatet me futbollin italian, nuk mund ta krahasoj me Higuainin. Ai ka nevojë për kohë, ishte më shumë agresiv në Angli”.

Titulli- “Skuadrat duhet të kenë vazhdimësi dhe shpresoj si interist që ekipi i ka këto karakteristika për të rivalizuar dhe synuar titullin, pavarësisht se Juvja është shumë e fortë”.

Conte – “Me Conten ka një frymë profesionalizmi, vazhdimësi në stërvitje, forcë dhe karakter. Sensi dhe Barella e kanë ndryshuar shumë Interin, janë të fortë, të gjallë dhe ndryshojnë ndeshjen. Skuadra po nis një cikël të ri me Conten. Trajneri është shumë i rëndësishëm, më pas duhet të kesh një skuadër të fortë pas vetes. Conte është një goditje e mirë”.

Icardi- “Do të veproja ndryshe, por nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe nuk mund të gjykoj. Icardi do te ishte i rëndësishëm nëse flasim për futboll, por kishte përplasje mes klubit dhe lojtarit”.

Loading...