Nga LSDM-ja në pushtet ripërsërisin se Bashkimi Evropian ka bërë gabim historik në vendimin për mos dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Nga partia në pushtet thonë se shtetit i duhen zgjedhje të shpejta parlamentare që edhe më fuqishëm të vazhdojë në rrugën e duhur për reforma, përparim dhe integrim.

“Padrejtësia e tillë nuk do të luhatë shoqërinë, shtetin, institucionet. Përkundrazi, do të punojmë dyfish më shumë për vlera evropiane, standarde dhe reforma. Ëndrra evropiane e popullit maqedonas, shqiptar dhe të tjerëve që jetojnë në vend nuk do të prishet.Për këtë shkak nevojitet organizim i zgjedhjeve të shpejta parlamentare. Zgjedhje sa më shpejtë që mundet. Zgjedhje ku qytetarët do të marrin vendim se në cilën rrugë do të shkojmë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.