Një lopë e guximshme në Birkland të Bavarisë së Epërme në Gjermani ka ndërmarrë një hap të guximshëm duke u ngjitur mbi një çati. Por, mos u brengosni, gjithçka ka përfnduar si është më së miri.

Fermerja gjermane Christine Pröbstl u mahnit kur e pa lopën e saj Irene në çatinë e fermës së saj. “Kjo vërtetë nuk mund të shihet çdo ditë”, shkruan «20 minuten», informon Shtegu.com. Kafsha kishte ikur nga stalla në Birkland me dhjetë lopë të tjera.

Irene, më aventurierja nga të gjitha, u ngjit në një shpat dhe prej andej hipi mbi shtëpinë e ndërtuar buzë shpatit. “Ky është vetëm një hap i vogël që është dashur ta bëjë”, thotë Pröbstl.

Flower

Nën peshën e rëndë të lopës u thyen disa tjegulla, por për fat të mirë nuk pati dëme të tjera. Edhe Irne ka mundur sërish të kthehet nga çatia në tokë.

Loading...