Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, dje (2-tetor) rreth orës 09 e 45 minuta, në fshatin Leshnicë e Epërme, kanë ndaluar veturën ,,Citroen Hsara,, me targa të Tetovës, të cilën e  ka drejtuar 21-vjeçari I.I. nga po i njëjti fshat, i cili ka transportuar dru për ngrohje, pa pasur dokumentacionin e nevojshëm.

I njëjti është privuar nga liria, kurse vetura dhe drunjët janë konfiskuar dhe dorëzuar Policisë Pyjore, ku pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgaditet edhe parashtresa adekuate.

Flower

Loading...