NASA ka projektuar në vitin 2033 zbarkimin e parë të qenieve njerëzore në Mars. Për të zbuluar sekretet e tij, astronautët do të duhet të qëndrojnë në planetin e kuq për një kohë të gjatë dhe do të kenë nevojë për një hapësirë ​​jetese të rehatshme dhe relaksuese. Këto muajt e fundit, agjencia amerikane e hapësirës ka nisur sfidën ” Habitatit të Printuar në 3D”, një konkurs për ndërtimin e shtëpive 3D që mund të transferohen në Mars.

Shtëpia duhet të zërë një sipërfaqe pak më të vogël se 100 m² dhe të jetë në gjendje të strehojë katër astronautë për të paktën një vit. Konkursin e fitoi firma e arkitekturës me seli në New York, Al SpaceFactory, e cila mori një grant prej 500,000 dollarësh dhe ndërtoi një kapsulë vertikale 3D në vetëm 30 orë. Prototipi I pagëzuar “Tera” është një eko-habitat futurist i ndërtuar me materiale të biodegradueshme.

T mobile In article [1]

Por sipas krijuesve, këto struktura mund të dëshmojnë se janë një habitat ideal edhe këtu në Tokë. Nga marsi 2020, kush dëshiron të jetojë si një astronaut i ardhshëm në Mars mund të qëndrojë në kapsulat vertikale që do të vendosen në shtetin e Neë York-ut.

Comments are closed.