Kryeministri Zoran Zaev është nikoqir i Marjan Sharec, kryetar i Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, i cili arriti për vizitë pune në shtetin tonë.

Pas pritjes para Qeverisë dhe takimit sy më sy të kryeminstrave Zaev dhe Sharec, delegacione të qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë, të kryesuara nga kryeministrat e dy shteteve, kanë takim bilateral.

“Në takime është kumtuar mbështetja e qartë nga Republika e Sllovenisë për vendimin pozitiv të Këshillit të BE-së në tetor dhe fillim të negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Kryeministri Zaev iu falënderua kryeministrit slloven Sharec për mbështetjen tradicionale, të sinqertë dhe të përkushtuar që e jep Sllovenia për vendin tonë në të gjitha proceset demokratike që nga pavarësia e vendit tonë, si dhe realizimin e qëllimeve strategjike, siç janë integrimet euroatlantike”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Flower

Në takim u konstatua se Sllovenia është partnere e rëndësishme ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe se në periudhën në vijim, vendi ynë, në mënyrë edhe më aktive do të bashkëpunojë me Slloveninë, për përdorimin e përvojave të zbatueshme pozitive për përparimin evropian të shtetit. U vlerësua edhe se marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve janë intensifikuar dhe se ai trend do të vazhdojë me përfitime për qytetarët e të dy vendeve.

Sipas planifikimit, kryeministri slloven Sharec do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së maqedonisë së Veriut, talat Xhaferi.

Në suaza të vizitës së punës së kryeministrit Sharec, është paraparë edhe takim i kryeministrave Zaev dhe Sharec, me pjesëtarë të policisë kufitare, përfshirë edhe me kontigjentin e policisë sllovene në kufirin jugor në Gjevgjeli.

Loading...