Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) sot nga ora 13:00 para Teatrit Kombëtar të Kosovës organizon protestën #RiseUp4Rojava. Në njoftim thuhet se edhe Kosova i bashkëngjitet kësaj proteste që kështu së bashku të shfaqet solidaritet kundër gjenocidit ndaj popullit kurd.