Fjolla Ujkani nga Vushtrria është 22 vjeçarja e cila ka kaniduar për deputete nga lista e Vetëvendosjes ka marrë vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e ligjislaturës së shtatë.

Ujkani e cila ka kandiduar për herë të parë në zgjedhje, mësohet jozyrtarisht që ka arritur t’i mbledhë votat e mjaftueshme për të qenë deputete.

Ajo është 22 vjeçare dhe ka diplomuar këtë vit në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Ndryshe, nga qyteti i Vushtrrisë, Vetëvendosje pos Ujkanit do të përfaqësohet edhe nga Gazmend Gjyshincën.