Tre operatorët shtetërore të telekomunikacionit në Kinë thanë ditën e sotme se do të lançojnë shërbimet 5G të Premten duke bërë një hap madhor përpara në ambiciet e Pekinit për tu shndërruar në një superfuqi teknologjike përballë tensioneve me Uashingtonin.

China Mobile, China Unicom dhe China Telecom thanë në uebsajtet e tyre dhe dyqanet online se planet 5G të cilat fillojnë nga 18 dollarë në muaj do të jenë të disponuehsëm nga dita e Premte duke u siguruar konsumatorëve internet super të shpejtë.

Pekini kishte thënë më herët se interneti 5G do të ofrohej në fillim të 2020-ës por kompania përshpejtoi planet sidomos pas bojkotit të Huawei nga perendimi.

Kina do të ketë rrjetin komercial aktiv 5G më të madh në botë ditën e Premte, thuhej në një raport të Bernstein.

Autoritetet Kineze do të instalojnë mbi 50,000 stacione 5G në 50 qytete të Kinës deri në fund të vitit nga Pekini, në Shangai, Guangzhou dhe Hangzhou.

Kompanitë Kineze si Xiaomi dhe Huawei tashmë kanë lançuar produktet e tyre 5G. Xiaomi ka premtuar që nga viti i ardhshëm të prezantojë 10 telefonë 5G. /PCWorld Albanian

Loading...