Këshilli Europian ka publikuar vendimin për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në dokumentin zyrtar të publikuar nga Bruksel thuhet se KE do t’i rikthehet çështjes së zgjerimit përpara samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj 2020.

Kujtojmë se lideret e Bashkimit Evropian pas një debati të gjerë nuk arritën të bien dakord për t’i dhënë një “Po” Shqipërisë për shkak të vetos të vendosur nga Franca.

Ishte presidenti Macron i cili teksa foli për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë në një konferencë për shtyp deklaroi se para se Bashkimi Evropian të vendosë për zgjerimin, duhet të reformojë së pari veten.