Pastrimi i rrobave është njëra prej punëve më të mërzitshme, por nuk ka asnjë mënyrë se si t’i ikim.

Edhe pse inxhinierët vazhdimisht shpikin paisje të reja shtëpiake, madje ekziston një makinë e cila mund kontrollohet nga distanca, por prapë asgjë nuk e bënë të lehtë këtë proces.

Sipas disa statistikave, gratë shpenzojnë çdo ditë afër 20 minuta duke i pastruar rrobat, raporton “Bright Side”.

Në këtë artikull, do t’i ndajmë disa këshilla që sado pak do e ulin kohën që shpenzoni duke bërë pastrimin e rrobave.

-Përdorni shampo të bebeve, nëse rrobat janë zvogëluar gjatë pastrimit

-Përdorni tharëse të flokëve për t’i larguar njollat e vështira

-Për t’i hequr njollat e vështira, vendosni pak detergjent dhe më pas përdorni tharësen e flokëve për ta larguar atë.

-Pastroni çorapet që janë shumë të papastra me ujë të ftohtë

-Nëse aplikoni ujë të nxehtë në çorapet e papastra, papastërtia gjithmonë do të mbet aty.

-Përdorni krem për depilim, për t’i larguar njollat e kozmetikës.

-Mos i ndani rrobat për nga ngjyra, por për nga dëndësia e tyre

-Rrobat të cilat peshojnë më shumë, absorbojnë edhe më shumë ujë sesa to më të lehtat. Por duhet të i mbani mend dy gjëra:

-Rrobat e bardha gjithmonë pastrohen vetëm.

-Dhe temperatura nuk duhet të jetë më shumë se 30 gradë.

-Mos përdorni zbutës kur pastroni rrobat e bardha

-Gratë të cilat kanë përvojë me pastrimin e rrobave, rekomandojnë në mos përdorimin e zbutësve kur pastroni rrobat e bardha. Kjo sepse, zbutësi nuk i lë të zbardhohen mjaftueshëm.

-Mos i thani rrobat për një kohë të gjatë.

-Vendosni aspirinë në makinën larëse nëse dëshironi rroba më të bardha

-Në mënyrë që çorapet mos të humbin ndani ato në çanta. Por ekspertët deklarojnë të blini çanta përkatëse për pastrim.

-Për ta pastruar lavatriçen përdorni pastrues për gojë, p.sh Listerinë

Loading...
Global