Liderët e partive politike në vend, tashmë kanë filluar të mblidhen në vilën Vodno pas takimit të thirrur nga presidenti Stevo Pendarovski, pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve. I pari në takim ka arritur kreu i integristëve, Ali Ahmeti, i pasuar nga kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami.

Në takim pos dështimit për datën, liderët pritet të bisedojnë edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat një ditë më parë i kërkoi kryeminsitri Zaev dhe i pranuan të gjitha partitë.