Zyrtarët kanë kapur 342 kg kocka luani në aeroportin e Johannesburgut në Afrikën e Jugut. Ndërsa në prangat e policisë kanë rënë 3 persona.

Kockat, që përdoren në Azi për përfitime medicinale dhe për të prodhuar stoli, kishin destinacion Malajzinë.

Eshtrat e luanit janë vendosur në 12 kuti me letër alumini nuk ishin deklaruar dhe u zbuluan pas inspektimit.

Eksportimi i eshtrave të luanëve që mbahen në kafaze është i ligjshëm në Afrikën e Jugut, megjithëse kërkohet një leje e veçantë.

Nuk është e qartë nëse kockat janë të luanëve nga kopshtet zoologjike apo të kapur në natyrë.

Kockat e luanëve shpesh shiten në tregjet aziatike.

Më shumë se 11.000 luanë jetojnë në Afrikën e Jugut, me 3.000 prej tyre në parqet kombëtare ku gjuetia është e ndaluar.

Loading...
Global