Skuadra italiane, Juventus, ka shënuar fitore ndaj Bolognas, me rezultat 2-1.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e tetë në Serie A, njofton Klan Kosova.

Bianconerët kaluan në epërsi me golin e Cristiano Rolandos, në minutën e 19-të.

Bologna e barazoi rezultatin në minutën e 26-të nëpërmjet Danilos.

Juventus e riktheu epërsinë me Miralem Pjanicin në minutën e 54-të të takimit.

Pas kësaj fitoreje Juventus e ruan kreun e tabelës me 22 pikë.

Loading...