Me informata të rrejshme anëtarësimi në NATO prezantohet sikur nuk është mirë për shtetin. Lojtarët e mëdhenj tentojnë të ndikojnë ndaj njerëzve për t’i bindur se shteti nuk është në rrugën e drejtë, deklaroi në intervistë për Radion Evropa e Lirë, shefi i Zyres së NATO-s për lidhje, Zoran Jankoviç.

Në pyetjen se a është e mundur që vendi në dhjetor, në samtiin në Londër t’i bashkangjitet edhe zyrtarisht Aleancës, Jankoviç thotë se procesi i reatifikimit të protokollit udhëhiqet nga qeveritë nacionale, kështu që prej tyre varet se kur do të prëfundojë procesi dhe shton se është e mundur shtyrja e procesit në Spanjë, e cila ndodhet në periudhë parazgjedhore.

“Kështu që, kjo është vështirë për t’u përgjigjur drejtpërdrejtë. Sido që të jetë, pati sinjal të fuqishëm nga takimi i fundit i Këshillit veriatlantik këtu në Shkup, ku sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se ne të gjithë dëshirojmë të bëheni anëtare e barabartë deri në samitin e dhjetorit. Sidoqoftë, ju e dini se situata momentale, siç përmendët tashmë, 22 vende anëtare e ratifikuan protokollin, disa prej tyre i deponuan në Uashington instrumentet për ratifikim. Por, gjithsesi, në disa vende të tjera ende pritet ratifikimi, kjo nuk është nën kontrollin e NATO-s apo të sekretarit të përgjithshëm, ai është proces që udhëhiqet nga qeveritë nacionale, kështu që prej tyre varet se kur do të përfundojë procesi. Ne presim se së shpejti shumë nga vendet e mbetura do ta ratifikojnë protokollin. Megjithatë, Spanja për momentin është pa Qeveri, sepse ndodhet në periudhë parazgjedhore, kështu që mund të presim shtyrje të caktuar për shkak të atij procesi në Spanjë, por ne jemi të sigurt dhe shpresojmë se procesi do të përfundojë sa më shpejtë”, thotë Jankoviç.