Ylli uellsian i Manchester Unitedit, Daniel James, e ka pranuar se ai nuk ka marrë asnjëherë ftesë për ta përfaqësuar Kombëtaren e Anglisë në futboll, përkundër që ka lindur aty.

21-vjeçari ka qenë mbresëlënës në sezonin e tij të parë në “Old Trafford” dhe, për momentin, ai dhe Marcus Rashford janë golashënuesit më të mirë të klubit me nga tri gola të shënuara,

Para ndeshjeve të Uellsit kundër Sllovakisë dhe Kroacisë, në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Evropian 2020, James ka zbuluar se ai nuk ka marrë asnjëherë ftesë nga “Tre Luanët” – edhe pse ai ka lindur në një qytet anglez, Hull.

Në vend të kësaj, babai i tij e kishte dërguar yllin e ri të Manchester Unitedit në kampet e grupmoshave të Kombëtares së Uellsit që kur kishte qenë i vogël.

“Babai i im më dërgonte në kampe në veri të Uellsit kur isha 12-vjeçar. Që nga atëherë, unë luajta për grupmoshat e Kombëtares së Uellsit gjatë gjithë karrierës sime”, ka thënë James.

“Nuk mund të them se Anglia ka tentuar të më marrë”.

James ka qenë njëri ndër aspektet e vetme pozitive në një sezon të dobët në “Teatrin e Ëndrrave, pasi e kompletoi transferimin e tij 15 milionë funtesh nga klubi i Championshipit, Swansea City, gjatë afatit kalimtar të verës.

Anësoni shënoi në debutimin e tij në Old Trafford, në fitoren bindëse me rezultat 4:0 kundër Chelseat, dhe ka arritur t’i shënojë tri gola në katër paraqitjet e tij të para në Premierligës.

Mirëpo, sezoni i “Djajve të kuq” e mori një kthesë për të keq pas nisjes me fitoren bindëse kundër Chelseat dhe tani ata radhiten në pozitën e 12-të në tabelën e ligës elitare të futbollit në Angli.

Megjithatë, tani James do të jetë i përqendruar te dy ndeshjet e radhës të Uellsit – kundër Sllovakisë në Trnava më 10 tetor e pastaj, tre ditë më vonë, kundër Kroacisë në shtëpi.

Ndeshja e tij e radhës për Manchester Unitedit do të jetë përballja me rivalin e madh, Liverpoolin, në “Old Trafford”, më 20 tetor, në kuadër të Premierligës.

Loading...