Në kuvendin zgjedhor të degës së BDI në komunën e Vrapçishtit, me shumicë të votave të kuvendarëve, mandatin katërvjeçar të kryetarit të degës e mori, Bajram Kadrija.

Bajram Kadrija është i lindur me datë 14 dhjetor 1975 dhe ka qenë kryetar komune në Vrapçisht.

Bajram Kadrija shkollën fillore e kreu në Vrapçisht, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin e Gostivarit. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tetovës, në fakultetin e Arteve-dega grafikë.

Ka punuar si profesor në shkollën e mesme teknike dhe në shkollën e mesme ekonomike në Gostivar.
Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka qenë këshilltarë në këshillin e komunës së Vrapçishtit. Në zgjedhjet e 22 marsit, respektivisht 5 prillit 2009, zgjidhet kryetar i komunës për dy mandate radhazi. Jeton në Vrapçisht dhe është baba i tre fëmijëve. Është anëtar i BDI-së.