Sot rreth orës 17.00, në Stacionin policor të Tetovës, është thirrur në bisedë iformative personi nga Poroji i Tetovës me urdhër të Prokurorirë Themelore Publike në Tetovë.

Sipas policisë së Tetovës, personi me inicialet A.Q. nga fshati Poroj i Tetovës, i cili me urdhër të Prokurorit Publik pranë PTHP Tetovë, është thirur në bisedë lidhur me rastin e ndodhur më datë 2-tetor të këtij viti, kur një qytetare ka denoncuar atë për vepër penale mundim i kafshës (qen) përpara objektit të Komunës së Tetovës.

Personi A.Q. pas kryerjes së bisedës informative, është larguar nga stacioni policor./TS

Loading...