Ish-shefi operativ i DSK-së, Petre Peshovski është shpallur fajtor dhe është dënuar me 3 vjet burg.

Pesovski gjithashtu do të duhet të paguajë dëmshpërblim prej 39 milion e 470 mijë denarë, dhe paraburgimi zgjatet derisa të hyn në fuqi aktgjykimi.

Peshovski në seancën e sotme gjyqësore në fjalët hyrëse të prokurores Ivana Trajçevska pranoi fajin dhe tha se ashtu kishte qenë i udhëzuar.

Përveç Peshovskit të akuzuar të tjerë janë edhe të punësuarit Toni Jakimovsk, Kristina Josifovska dhe Stevo Maxhovski.

Ata mendohet se kanë keqpërdorur e detyrën zyrtare në DSK nga periudha praj vitit 2007 deri në vitin 2017 duke e dëmtuar buxhetin e shteti për 50 milion e 670 mijë denarëve. Sipas Prokurorisë, ata si nëpunës në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim gjatë 10 viteve në 172 raste kanë marrë mjete në të holla dhe në fund të vitit i kanë shkatërruar dëshmitë për marrjen e mjeteve. Për këtë veprim ata nuk kanë pasur lejen e drejtorit të DSK-së.